Gjenerali i UÇK-së i reagon Surroit :”Thelbi i problemit është montimi i rastit ndaj vëllëzërve Ramadani dhe Kiqina dhe jo lirimi i tyre”, përmend edhe Fadil Syleviqin e zhdukjen e doktor Hafir Shalës

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook ka reaguar edhe Gjenerali i UÇK-së, Selim Krasniqi, i cili ju është kundërpërgjigjur Veton Surroit që reagojë ndaj lirimit të vëllëzërve Ramadani dhe Kiqina.

Gjenerali Krasniqi, thotë se thelbi i problemit është montimi i rastit, dhe kryerësit e atij montimi se pikërishtë janë ata që e kanë kryer edhe vrasjen e familjës Hajra, sepse Hamëz Hajra dinte shumë për ta.

Krasniqi ka përmendur edhe Fadil Syleviqin, zyrtar policor ku sipas Krasniqit përfshirja e tij në rastin Kiqina e Ramadani e bënë edhe më të besueshëm atë se çfarë thotë Krasniqi, sepse Fadil Syleviqi është i përfshirë edhe në rastin e zhdukjes së doktorit Hafir Shala nga Drenasi.