Zeka me akuza të rënda ndaj drejtorit të Valës, kështu ia rendit ‘krimet’


Deputeti, Milaim Zeka ka reagur pas përleshjes që ka ndodhur sot, ku ishte përfshirë dhe drejtori i ‘Valës’, Agron Mustafa.
Sipas Zekës, Mustafa është dashur të arrestohet moti, sepse në biografinë e tij, i ka të renditura dhjetra krime.

“Ky bandit, moti ashtë dashtë me qenë mbrapa grilave” ka theksuar Zeka.Tutje, ai në facebook ka renditur disa nga arsyet pse policia duhet ta arrestoj drejtorin, Agron Mustafa. Ky është postimi i tij i plotëNazim Sahiti u dashte moti me arrestu Agron MustafenDrejtori i Vales, Agron Mustafa, qenka perleshur sot me policine e Kosoves. Ky Agroni, ne biografine e tije i ka te renditura bash dhjetera krime.

Ka nxitur plagosjen e rende te nje njeriu ne distkoteke para shume viteve.
Eshte rrahur me drejtorin e Bordit te PTK se, Rexhe Gjonbalaj.
E ka rrahur çmendurisht dashnoren e tije, Yllken, ne lokalin “Dicka po zihet”, ne prezenc te drejtorit te policise te Prishtines, Dritonit, dhe dy policeve te tjere.

Ka organizu rrahjen e te dashurit te dashnores se tije.
Ka vjedhe miliona ne Aeroportin e Prishtines, dhe ne Vala, duke e falimentu kete ndermarreje publike.
Ka ble te gjitha mediumet ne Kosove, dhe çdo veprim te tij e ka bere ne emrin e Kadri Veselit.
I ka sjelle nja 20 veta nga aeroporti ne RTK, bashke me vellain e tije, dhe indirekt ka kontrolluar milionat e RTK se.

Ka deklaru se do behet kryetar i Prishtines, tash po hap fjale se do shkoje drejtor i KEK ut.
Te gjithe i ketcenon duke thene se perpos Kadri Veselit, i ka te bleme shumicen e hetueseve te policisr, dhe prokuroret.

Koheve te fundit i shantazhonte njerezit, duke u thene se ai dhe Kadri Veseli jane “koka e Insajderit” ne Kosove!
Shyqyr koka therre te shoket e vet…Ky bandit, moti ashte dashte me qene mbrapa grilave…!!!