FOTO/ ‘Idiote, çfarë bën…’, futbollisti i njohur ‘tërbohet’ pasi sheh foton e gruas.. e zhveshur

Natalia Zarate, bashkëshortja e ish-futbollistit të Lacio e Inter, Mauro Zarate, ka ndezur ‘instagramin’ me një foto tejet provokuese që ka marrë shumë komente nga fansat e saj.

Një ndër komentuesit ka qenë edhe bashkëshorti, Zarate, i cili tani luan me Al-Nasr Dubai dhe ka shkruar: “Idiote, çfarë bën… sipas mendimit tim duhet ta heqësh atë imazh. Me gjithë ato komente që ke marrë…”

Fansat e Natalie kanë ndërhyrë në masë për ta mbrojtur nga komenti i ashpër i bashkëshortit. Zonja Zarate ka pranuar më vonë se është bërë fjalë për një lojë mes të dyve dhe që “fatkeqësisht në internet nuk mund të kuptohet toni i përdorur për të thënë gjëra të caktuara dhe ky fakt krijon polemika”, ka thënë ajo.