Visar Ymeri tregon se a është takuar ende me Albin Kurtin, pas lirimit nga paraburgimi

Edhe pse janë bërë më shumë se 4 orë prej që deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti doli nga qendra e paraburgimit në Lipjan, ai ende nuk është vizituar nga kryetari i partisë, Visar Ymeri.

Në një prononcim për KALLXO.com, kreu i Vetëvendosjes Visar Ymeri tha që ende se ka takuar Kurtin, andaj nuk e di se çfarë hapa do të marrin.

“Nuk kam njëherë kurrfarë komenti, do ta takoj z.Kurti e pastaj shohim”, tha Ymeri shkurtimisht për KALLXO.com.Vetë Ymeri, por edhe disa deputetë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se nuk dëshirojnë të prononcohet për media në lidhje më problemet e brendshme të Vetëvendosjes pa u liruar Albin Kurti.

Albin Kurti së bashku me deputeten tjetër Donika Kadaj Bujupi kanë qëndruar në paraburgim më shumë se 1 muaj derisa u liruan sot.Ndërsa, Kurti sot e pranoi se ka pasur dhe vazhdon të ketë mospajtime në Lëvizjen Vetëvendosje por që shpreson se do të kalohen