‘Ramush Haradinaj e ka obligim t’i rrisë të gjitha pagat, jo vetëm të tij dhe Halilit’

Vendimi i kryeministrit Ramush Haradinaj për ta rritur pagën e tij dhe të zëvendësministrave të kabinetit qeveritar është kritikuar që nga momenti kur ky vendim u bë publik. Disa nga shoqëria civile e panë si vendim të jashtëligjshëm dhe i kërkuan kreut të AAK-së që ta anulojë këtë vendim.

Edhe partitë opozitare e kritikuan shumë këtë veprim. Ylli Hoxha nga Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar që Haradinaj që të mos i rrisë pagat vetëm për qeverinë, por një gjë të tillë ta bëjë edhe për sektorët e tjerë, duke përmendur këtu sektorin e arsimit, shëndetësisë, pushtetin local, shkruan Gazeta Metro.

 

Gjeni pa ndërhyrje reagimin e tij:

Pagat ne institucione publike nuk guxojne te rriten selektivisht, vetem ne nje sektor (vetem per Qeverine apo vetem per sektorin e shendetesise), ato duhet rritur proporcionalisht per te gjithe te punesuarit ne sektorin publik!

Pra nese paga e kryeministrit rritet per 100 % ajo duhet t’i rritet me ate proporcion edhe arsimtarit, motres medicinale, ofiqarit te komunes e punetorin teknik te punesuar ne sektorin publik! Pra kryeministri e ka per detyre t’i rrise te gjitha pagat, jo vetem te veten dhe t’Halilit, se ashtu nuk shihet me si kryeminister, por si zaptues i te mirave publike