Kurti me të dalë nga burgu flet për Molliqajn dhe problemet në VV(VIDEO)

Albin Kurti, të shtunën është liruar nga burgu, dhe me këtë rast menjëherë ka folur për problemet në këtë parti.

Ai në një prononcim për kallxo.com, i pyetur për kandidaturën e tij për kryetar të Vetëvendosjes, ka thënë se pret që të ketë edhe kundërkandidatë, dhe shpreson për këtë, duke bërë të ditur se deri më 10 janar është afati për kandidatura të tjera, përcjell gazetametro.net .

Ndërsa, nëse Dardan Molliqaj, do të ishte kundërkandidat i denjë për të, Kurti ka thënë se çdo anëtar dhe çdo aktivist ka të drejt sipas statutit të VV’së të kandidojë dhe ka thënë se shpreson të ketë kundërkandidat.

Ndërsa duke folur për problemet në Lëvizje, Kurti e ka pranuar që ato ekzistojnë, por ka thënë se me dialogë, demokraci e durim do të trajtohen e do të tejkalohen ato mospajtime