Ish-këshilltari i Isa Mustafës propozon formimin e një partie të re politike

Bajram Gecaj, këshilltar politik i ish-kryeministrit Isa Mustafa, duke iu referuar një raporti të Agjencisë së Statistikave të Kosovës lidhur me emrat më të shpeshtë në Kosovë, ka propozuar formimin e një partie të re në vend.

Gecaj,ka thënë se nuk do të ishte ide e keqe sikur të formohej edhe Partia e Fatimeve dhe Bajramave të Kosovës (PFBK).

Propozimi i tij:

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës: “Emri më i përbashkët (shpeshtë) te femrat në Kosovë ishte emri Fatime me gjithsej 8 626 persona, ndërsa emri më i përbashkët te meshkujt ishte Bajram.”

Në këtë spektër të “pasur” të subjekteve politike, ndoshta nuk do të ishte ide e keqe sikur të formohej edhe Partia e Fatimeve dhe Bajramave të Kosovës (PFBK)!?