“Grupi Drenica dhe Klani Haradinaj mund të akuzohen nga Gjykata Speciale”

Milovan Dreçun, i Komisionit parlamentar për Kosovën në Serbi tha se nuk ka njohuri kundër kujt do të ngriten aktakuzat e para të Gjykatës Speciale por se sipas tij kjo mund të supozohet bazuar në listën e njerëzve nga Grupi i Drenicës.

“Lista e njerëzve në grupin e Drenicës zbulon se kush mund të paditet dhe, nga ana tjetër është klani Haradinaj, Prokuroria tërheq vëmendjen ndaj përgjegjësisë komanduese të UÇK-së terroriste.

Ne i dhamë skemën organizative për të përcaktuar se kush duhet të mbajë përgjegjësi “, tha Drecun për televizionin Pink, transmeton Klan Kosova