Albin Kurti ka një përgjigje interesante kur pyetet se a e ka falur Aida Dërgutin!

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti pas lirimit nga burgu është pyetur në lidhje me fjalorin që kishte përdorur deputetja Aida Dërguti ndaj tij.

Kurti duke ironizuar ka thënë se nuk dëshiron të merret më fjalë që edhe pak i takojnë vitit të kaluar.

Sipas tij thelbësore për të është koncepti, programi dhe platforma organizative në VV.

Tutje ai ka bërë të ditur që shumë shpejt në VV-së do të dikutohet për këto çështje,

“Gjithçka i diskutojmë brenda organeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe besoni se për mua gjëra thelbësore janë koncepti, programi dhe ajo që është e domosdoshme dhe që pranohet nga të gjithë platforma organizative në VV-së, dhe nuk mendoj që duhet të merremi me gjëra që edhe pak orë i takojnë vitit të kalum”, ka thënë Kurti, raporton Gazeta Blic