Publikohet promoja e episodit festiv të “O Sa Mirë”

Seriali “O Sa Mirë” po vazhdon të shfaqet me sukses në ekranet televizive.

Tashmë edicioni festiv i serialit është xhiruar dhe një video e shkurtër është publikuar në YouTube.
Telegrafi merr vesh se episodi i radhës është xhiruar në qytetin piktoresk të Mavrovës dhe se do të ketë shumë befasi.

Episodi i 123 do të shfaqet në mbrëmjen e ndërrimit të motmoteve më 31 dhjetor në ora 21:00.
Pos dozës së humorit që do ta sjellin aktorët, do të ketë edhe atmosferë muzikore.

Se ky episod do jetë i veçantë, vërehet edhe nga vetë promoja, të cilët ju ftojmë ta ndiqni më poshtë