Personi që humbi njërën këmbë gjatë luftës i shkruan letër publike Haradinajt pas rritjes së rrogës

Personi që humbi njërën këmbë gjatë luftës i shkruan letër publike Haradinajt pas rritjes së rrogës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, javën që lam pas me një vendim ia ka dyfishuar pagën vetes prej 1500 eurove sa e kishte në 2 mijë e 950 euro. Kjo rritje është kritikuar nga ana e shoqërisë civile, si dhe organizatave të ndryshme në Kosovë.

Së fundmi ka reaguar edhe Shoqata e të Plagosurve Civil nga Minat gjatë luftës së fundit në Kosovë.Kreu i kësaj shoqate, Avni Lubovci, është treguar kritik ndaj rritjes së rrogës së kryeministrit. Thotë se janë diskriminuar familjet dhe viktimat civile të luftës së fundit në Kosovë.“Një ministër apo një deputet në muaj, paguhet sa një invalid civil i luftës për me shumë se një vit. Kur e dini se një pjesë e këtyre personave, ju mungojnë dhe gjymtyrët e tyre”, shkruan ai.Ky është mesazhi i plotë i Lubovcit drejtuar kryeministrit Haradinaj.

Kryeministër z.Haradinaj.Paga Juaja dhe e te tjerev ishte tejet e ulet, me ato te ardhura veshtire per te ja dale.
Une nuk jam kunder asnje rritje te pagav apo te pensioneve. Por jam kunder diskriminimit te invalideve civil te luftes.Kjo kategori, qe nga viti 2009. kishte rritje te pensioneve vetem ne 2014, edhe ate nje rritje qesharke. Qe do te thote, per 9 vite 25% rritje te pensineve.
Mendoni se si mund te ja dalin keta persona, per te siguruar ekzistencen tyre. Se mos te themi dhe sherimin e plageve, edhe ekzistencen e familjeve te tyre.

Pensionet sipas shkalles se invaliditetit.40% deri 60% 120€uro.
61% deri 80%. 136€uro
81% deri 100% 152€uro.Kurse Ju z.Kryeminister. Nje muaj sa nje invalid civil per dy vite.Nje minister apo nje deputet nje muaj, sa nje invalid civil i luftes per me shume se nje vit. Kure edini se nje pjese te ketyre personav, ju mungojn dhe gjymtyret e tyre.
A DO TE KEMI DREJTESI NDONJEHER.
Qe per DREJTESI, sakrifikoj i madh e i vogel.
A.L.