Ja çka tha Ibrahim Rugova, një ditë pasi u vra komandant Adem Jashari me familje

Më 7 mars 1998, Komandanti legjendar, Adem Jashari, u vra pas një sulmi brutal dhe një masakre nga forcat serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz.

Një ditë pas masakrës së familjes së Adem Jasharit, kishte reaguar edhe ish kryetari i LDK-së, dhe ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova.

Rugova ishte deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serb për spastrimin e shqiptarëve.

”Sulmet në zonën e Drenicës, janë pjesë e programeve për spastrim etnik të Kosovë”, kishte deklaruar ish presidenti Rugova.

Më pas Rugova kishte shpallur edhe ditë zie në Kosovë për masakrën makabre të familjes Jashari.