Edhe pse nuk i ka gishtat e dorës, kjo është magjia që bën ky i ri me çifteli (VIDEO)

Qëndrim Ajazi është ndër artistët më të ri nga Drenasi, i cili së fundmi është duke e shfaqur talentin e tij, shkruan Gazeta Blic. 

Ai është aktiv në rrjetet sociale ku kohë pas kohe publikon aktivitetet e tij, muzika të cilën e zhvillon i përket zhanrit popullor kryesisht me sharkia dhe çifteli.

Por, duhet theksuar se ajo që e karakterizon Qëndrimin dhe e bën të veçantë muzikën e tij është se ai pa gishtat e dorës së djathtë sjellë tinguj mjaft të bukur e madje tejet të pëlqyer nga fansat që ka.

Djaloshi nga Drenica shquhet për talentin e rrallë të tij. Para kësaj kënge ka të publikuar një këngë për Mujë Krasniqin të shpërndarë në kanalin ‘Youtube’./GazetaBlic.

Më poshtë mund të ndiqni videon.