E thotë Haradinaj: Ja çfarë kisha në plan të bëja me kravatat që i mblodhën qytetarët

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar sërish dhurimin e kravatave që ia bënë qytetarët, në shenjë revolte për pagën e rritur të tij.

Haradinaj në një intervistë për RTV Dukagjini ka thënë se e ka pasur plan që t’i merrte ato kravata dhe t’i ruante si dhuratë në zyrën e Qeverisë.

‘’E kam pasë plan me i marrë dhe me i pastru, me i vendos si dhuratë që i merr Qeveria’’, ka thënë Haradinaj, transmeton Periskopi.Ai thotë se këtë gjë do ta bënte sikur organizatorët t’i kishin sjellur në mënyrë protokolare.”Po ti kishin pruar në mënyrë protokolare, por ata i kanë sjellur në shesh. S muj me shku me i mbledh në shesh.

I kisha marr, i kisha falënderu’’, ka shtuar Kryeministri Haradinaj.Të martën, janë dërguar mbi 300 kravata para objektit të Qeverisë, pas deklaratës së Haradinajt se i duhet rritja e pagës për blerjen e këmishave dhe kravatave