Deputeti i LDK-së: Haradinaj e ka humb marren në vitin 2000

Doktori, Haxhi Avdyli deputet i LDK-së, me një gjuhë të ashpër ka kritikuar kryeministrin Ramush Haradinaj për milionat e bërë pas luftës në Kosovë. Kjo duke i kujtuar atij se pasurinë e kishte arsyetuar duke thënë se e kishte krijuar me ndihmën e bashkëluftëtarëve të tij.

Por, për këtë doktor Avdyli është shumë skeptik dhe ka kritikë të rreptë për kryeministrin.
Se Ramushi ishte i pangopshëm dhe jotransparent në pasurimin e tij të menjëhershëm ishte rasti i shtëpisë më të bukur në Dragodan e tokat e Gllogjanit. Për shtëpinë milionëshe u arsyetua me ndihmën e bashkëluftetarëve. Cilët bashkëluftetar?! Kush janë ata?!

Ata që po marrin 150 euro , ata që po vuajnë për mbijetesë. Që 17 vite sme ka rënë të shoh apo te degjoi që ata dhurojnë sepse skanë per vete. Si mjek i këtyre luftëtarëve paslufte me ka rënë të vizitoi qindra prej tyre por secili kishte hallin e raporteve per invaliditet nga plagosjet ose raporte per sëmundje për të fituar nje benefit social.

Bashkëluftetari milioner i Ramushit eshte vetë ai , e jo dikush tjetër, ishte ai që beri miliona të dyshimtë nga krimi i organizuar dhe kontrabanda. Ai skishte fytyrë ateherë , ska as tani kur për këmisha e kravata rrit rrogën vetes në 3000€ e ska me pas as nesër.

Ai është i pangopshëm për të grumbulluar pasuri të paligjshme dhe përveq 3000 ka me i perverësuar edhe 3.000.000 . E ka humb marren në vitin 2000 dhe tani duhet me retorikën e një fëmije të pafajshëm të mashtroj sa më shumë njerz pa sy ,për të bërë milionat që aq shumë i adhuron