Home TECH
Category:

TECH

Gjianti teknologjik ‘Apple’ ka zyrtarizuar sonte dy  prodhimet më të reja të iPhone-ve.

iPhone XS dhe iPhone XS Max, janë dy iPhonët e ri të cilët parashihet të jenë në shitje që nga data 28 shtator, transmeton Indeksonline.
 

 

Në paraqitjen e e tyre sonte janë bërë publike edhe detajet apo specifikat kryesore të tyre.

Ndërsa çmimet janë kësisoj:

iPhone XS, 999 dollarë apo (858 euro) kurse iPhone XS Max 1 mijë e 99 dollarë apo (944 euro)./Indeksonline/

 

September 12, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Nëse kishit menduar se videoja më e klikuar në historinë e rrjetit social do të tregonte ndonjë çmenduri, apo diçka tejet të pazakontë, e keni gabim.

Mesa duket, pjesa më e madhe e përdoruesve të Facebook-ut kanë një të përbashkët: Rrëmujën në shtëpi, pasi video me 435 milionë klikime tregon pikërisht se si të organizoni gjithçka në shtëpi.

Duke nisur nga palosja e rrobave dhe sistemimi i gjithçkaje në ambientet e banimit, kjo video iu ndihmon të organizoni jetën tuaj të përditshme.

August 21, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Ditët përvëluese të verës nuk janë torturuese vetëm për njerëzit, por edhe për të pandashmit e tyre, celularët.

Tashmë që temperaturat arriten kulmin, ekzistojnë disa mënyra për fanatikët e celularëve për t’i mbajtur këto pajisje të sigurta, larg rreziqeve të të nxehtit.

Për të pasur një performancë të mirë të celularit tuaj gjatë verës duhet të keni parasysh:
1-Mos e ekspozoni celularin në diell. Mbajeni në hije ose në çantë

2-Mos e hiqni nga kasa mbrojtëse

3-Mos e lini hapur Bluetooth-in, vendndodhjen apo edhe Wi-Fi-në kur nuk keni nevojë për to, vendosini në “airplane mode”

4-Nëse shihni se telefoni po nxehet, fikeni menjëherë dhe lëreni të ftohet

5-Mos luani lojra në telefon kur jeni në ambiente të jashtme dhe temperaturat janë të larta.

August 15, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Data e lëshimit zyrtar të Samsung Galaxy Note 9 është 24 gusht, dukshëm më herët se lëshimi i Note 8 vitin e kaluar që ishte 15 shtator në Britani të Madhe dhe SHBA.

Matt Swider nga TechRadar i cili ka dhënë përshtypjet e tij për pajisjen e re nga Samsung, thekson se ky hap i lëshimit të mëparshëm mund të jetë për shkak se kompania dëshiron të mundë njoftimin e ri të iPhone, i cili pritet të ndodhë në fillim të shtatorit.

Çmimi i Note 9 në SHBA do të jetë $ 1,000 (872 euro) për celularin në nivelin bazë, që është një model që vjen me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë për ruajtje, dhe 1.250 $ (1,090 euro) për modelin e përparuar  i cili vjen me 8GB RAM dhe 512GB hapësirë ruajtjeje.

Matt vë në dukje se modeli i nivelit të bazë vjen me një rritje të çmimit prej $ 70 mbi çmimin e nisjes së Note 8.

Ekrani 6.4 inç i Note 9 është pak më i madh se ekrani 6.3 inç i Note 8, por nëse nuk i keni të dy celularët në dorë, është pothuajse e pamundur të vërehet.

Sa i përket dizajnit, Matt tregon se Note i ri është më i ngushtë dhe më i gjatë se Note 8, me përmasat e tij të ulura në 161.9 x 76.4 x 8.8 mm.

Telefoni celular vjen me një kamerë të pasme 12MP që përdor teknologjinë e dyfishtë të hapjes për shkrepjet me dritë të ulët dhe një hapje f / 2.4 për fotografinë normale të dritës.

Kamera dytësore e pasme jep gjithashtu një zmadhim optik 2x, për telefoto, ndërsa kamera e përparme është një njësi 8MP që përfshin autofokusin.

Sa i përket veçorive të sistemit të kamerës, Note 9 lejon AR, videon Super Slow Motion në 960 fps për 720p, dhe vetitë e selfie-ve të gjerë.

August 12, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Ekziston një kod i thjeshtë që mund t’ju bëjë të keni qasje në informacionet e fshehura të iPhone, aq sa edhe të mund të ndryshoni strukturën e tij.

Gjithçka funksionon duke formuar *3001#12345#* dhe pastaj të shtypni butonin e telefonatës.

Ekrani i telefonit do të marrë ngjyrë gri dhe pas kësaj do t’ju dalë informacioni ekstra.
Një nga karakteristikat më të dobishme është një tregues i detajuar i fuqisë së sinjalit të internetit, i cili shfaqet në këndin e sipërm të majtë.

Nëse formoni *#06# do të zbuloni numrin identifikues IMEI.

Kjo është shumë e dobishme pasi mund të përdoret për të fikur telefonin tuaj në rast se ua vjedhin atë.

August 12, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Pajisjet teknologjike si telefonat e me ta edhe mbushësit e tyre, janë produktet që më së shumti hasen të falsifikuara.Mbushësit e telefonave të cilët kushtojnë më pak mund të dihet se nuk janë produkte origjinale, megjithatë jo gjithmonë cilësia përcaktohet nga çmimi.

Më poshtë, ju tregojmë nëpërmjet disa fotove dy pajisje që na pamje të parë duken njësoj por detaje të vogla i dallojnë ato nga njëra-tjetra, dhe dëshmojë cila është origjinale dhe cila jo.

August 9, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Apple këtë vit do të lansoj edhe një tjetër smartfon.

Bëhet fjalë për iPhone 9, i cili pritet të lansohet në shtator të këtij viti, transmeton Lajmi.net

Smartfoni më i ri i Apple pritet të kushtojë nga 600 deri në 700 dollarë, dukshëm më pak sesa iPhone X, i cili doli në treg me një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Ende nuk janë bërë të ditura shumë detaje për smartfonin e radhës por ka gjithashtu thashetheme se Apple do të lansoj poashtu edhe iPhone 11 dhe 11 Plus

August 9, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest