‘PRONARI KISHTE FOLUR ME SAIMIRIN’ – ZBULOHET AUDIO E RE E PËRGJIMEVE TË HABILAJVE ME ITALIANËT

Politiko e ka zbardhur bisedën të plotë, por këshillohet dëgjimi i saj për të kuptuar më mirë, jo vetëm fillin e bisedës, por edhe për të siguruar një ide më të qartë të dialogjeve mes të përgjuarve. Teksti i shkaton shumë humbje ngjyrave, dhe ndoshta vetë thelbit të bisedës.

Me ‘B’ janë shënuara biseduesit dhe me numra secili prej tyre. Në fund të audios së transkriptuar keni edhe një komentar shpjegues të Politiko.al:

AUDIO 1

B1: …Se ke edhe shumë punë këtu i tha.

Pse, i tha Moisiu, nuk janë njerëz të mirë këta?

Çfarë njerëz të mirë, ata janë bastardë, i tha.

Eee, kështu si thoni ju ata janë bastardë, tha Moisiu. Moisiu për të nxjerrë sytë, ngacmonte ata.

O vëlla, i thashë unë, i fola shqip, thuaj i thashë, se unë i njoh më mirë se sa juve; më mori punën para dy muajsh.

(Qeshin)

Qeshte Moisiu, o (emër italian, nuk kuptohet), çfarë tha ky çfarë tha ky, çfarë tha ky?

Lëre tha, karton, tha.

Vajta atje, më thoshte pronari mua, se pronari kishte folur me Saimirin…që i kishte ashtu kostumin.

Eeeeeeee.

Më tha mua i lecioni, më tha mua, lecioni… unë e mora si leksione.

B 2: -Po.

I lecioni më tha, i thonë votime. I leccioni më tha, benne.

I thashë unë: çfarë i ke thënë këtij, jemi në shkollë ne tani, çfarë i ke thënë?

Jo, or jo, më thoshte mua, pyet për votimet se ka fol’ me Saimirin. Po, i thashë unë, i kanë q… nënën në gropë, i

kanë vjedh’ të gjitha votat. Ja, kshu do futet Shqipëria në Europë. Fillova politikën unë me atë. (qeshin).

Aman o, lëre më thoshte Moisiu, se mo vjen ai këtu se ka mbajtur numrin (qeshin të gjithë), se i kishte pëlqyer.

More vesh ça i kishte blerë Moisiu nuses së atij?

Biseduesi 2: Eeeeee…

B1: 15 mijë euro gjerdan..

B2: Ça thu ti re?

B1: Tani për tani.

B1: Përveç lekëve (ndërhyn B2:… kostumeve…shefave që paguante.)

B1: Përveç Sokolit që mori lekët për punën…Saimiri nuk donte lekë. Edhe u dha…i dha gjerdan. Komplet diamant.

(Njëri nga bashkëbiseduesit del nga makina. Lënë takim për të nesërmen ora 8.45 te ‘Peshku’.

Në makinë dëgjohet vetëm muzika e radios).

KOMENTAR

Çfarë ka të re në këtë material të publikuar nga PolItiko. al? është pyetja e parë, duke ditur faktin se shumë elementë të dosjes Habilaj, të grumbulluar në përgjimet italiane, janë zbardhur nga media. Gjëja e parë, e pahasur në materialet e mëparshme, është fakti se përgjimet e këtij materiali audio lënë të kuptohet qartë fakti se ish-ministri Tahiri ka patur kontakte, jo vetëm me Habilajt, por edhe me partnerët italianë të tyre. Me sa duket, ai nuk ka qenë vetëm një ‘lehtësues’ me infrastrukturë dhe inuencë shtetërore, por ka zbritur edhe në ‘terren’.

Kjo del qartë në bisedën e mësipërme, kur njëri prej të përgjuarve i kërkon tjetrit që të mos masë shumë (“se mos vjen këtu ai, se i ka mbajtur numrin”).

Elementi i dytë i ri lidhet me zgjedhjet. Del po aq qartë nga materiali i këtushëm se Tahiri ka folur edhe me italianët për zgjedhjet e pritshme në Shqipëri. Kushtojini vëmendje pjesës kur ndodh ngatërresa gjuhësore: italiani që i përmend zgjedhjet (elezzioni) dhe i përgjuari që kujton se po etpër leksione.

Elementi i tretë, ka të bëjë me sigurinë që jep ky pasazh zanor mbi atë se, a është kamionist Saimiri që del në përgjime, apo është ministër. Këtu fitet për një njeri me pushtet që quhet Saimir, që merr dhurata të shtrenjta dhe që është i shqetësuar për zgjedhjet.

Ky është kandidati i Vetëvendosjes që edhe pse pesëfishoi numrat e votave nuk e siguroi balotazhin.

Lëvizja Vetëvendosje mund të mos ketë arritur që të hyjë në balotazh në shumë komuna, megjithatë, ka pasur rritje të dukshme në shumë prej tyre.

Në Kamenicë kjo Lëvizje arriti që të hyjë balotazh duke tetëfishuar numrin e votave.

Nga 800 vota në vitin 2013, në Kamenicë kandidati Qëndron Kastrati tetëfishoi numrin e votave duke çuar numrin e votave në rreth pesë mijë për këtë subjekt politik.

Vetëvendosje arriti që të ketë rritje në shumë komuna tjera, përkundër faktit që nuk hyri në balotazh.

Në Rahovec, kandidati Visar Korenica arriti që të rrisë për rreth pesë herë numrin e votave nga 800 vota në 2013 në mbi 3500 në këto zgjedhje.

Kjo rritje e VV-së në këtë qytet ka ndikuar që PDK të ketë rënie prej tre mijë votash në këtë komunë, e rritje të jashtëzakonshme të VV-së, sidomos në qytet.

Nga 100 vota në qytetin e Rahovecit, në këtë zonë VV arriti 2 mijë vota, rritje prej dy mijë për qind.

Korenica u dallua për fushatën e tij interesante, por nuk arriti të siguronte balotazhin, ani pse subjekti që ai ka përfaqësuar arriti të shënojë rritje në krahasim me zgjedhjet e kaluara lokale në 2013.

Momenti kur Enver Sekiraqa rikthehet në burg (Video)

Enver Sekiraqa të premtën gjatë natës është kthyer përsëri në burg. Vendimin për këtë e ka marrë Gjykata e Apelit.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, kurse Kallxo.com ka publikuar pamjet e marrjes së Sekiraqës nga shtëpia e tij dhe dërgimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdoc.

Enver Sekiraqa është dënuar nga Gjykata e shkallës së parë për nxitje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg, ndërsa Enver Sekiraqa me 37 vjet.

Më poshtë mund të shihni momentin kur Sekiraqa dërgohet në burgun e Sigurisë së lartë.

LIVEEnver Sekiraqa ne Burgun e Dyzit

Posted by Kallxo.com on Friday, October 20, 2017

Në gjendje të rëndë këmbësorja që u shkel te rrethi në Prishtinë

Sot rreth orës 10:00, te rrethi në Prishtinë vetura e ka goditur një këmbësore, me këtë rast një femër rreth 30 vjeç ka marrë lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKU ndërsa policia ka dalur në vendin e ngjarjes.

Nga ky aksident është shkaktuar kolonë e gjatë në komunikacion.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënsësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:00, Te rrethi – Prishtinë. Aksident trafiku  me ç’rast një këmbësore rreth 30 vjeç ka marrë lendime të rënda.E njejta eshte derguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes ka fillluar me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të sqaruar rrethanat e rastit. Deri sa eshte kryer ekzaminimi i vendit të ngjarjes ka pasë vështirësi në qarkullim tani trafiku është normalizuar”- tha Borovci.

Këngëtari shqiptar tregon të vërtetën e madhe, çfarë kishte fshehur deri më tani?

Gena është padyshim një nga këngëtarët më të paguar të tregut muzikor në vendin tonë.

Por shumë pak e dinë se emri i tij i vërtetë nuk është Gena.

Gjatë një interviste ai ka treguar se emri i tij i vërtetë është Brigen, por ai njihet nga të gjithë si Gena.

Në media qarkullojnë zëra se këngëtari është një ndër më të paguarit në treg, që të cilën këngëtari e shpjegoi me faktin se ka punuar shumë për të arritur këtu ku është sot.

Sa mijë euro ka ndarë Qeveria për Rezidencën e Rugovës në Velani?

Me kërkesë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qeveria ka ndarë 27,857 euro për pagesën e punonjësve për “shërbime të veçanta” në rezidencën presidenciale Ibrahim Rugova e cila gjendet në lagjen Velania në Prishtinë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se “e kemi obligim” për t’i ndarë këto mjete dhe se kjo shumë e parave ndahet nga rezervat e shtetit dhe pagesa bëhet përmes MKRS-së.

Në mbledhje nuk u specifikua se për çfarë shërbimesh të veçanta bëhet fjalë.

Rezidenca në Velani është shtëpia private e ish- Presidentit Ibrahim Rugova, i cili ka vdekur në janar të vitit 2006.

Mos e përdorni kurrë majdanozin nëse vuani nga këto sëmundje

Majdanozi është i sigurt kur konsumohet në sasi të moderuar në gatime të ndryshme. Ai është i sigurt për të rriturit edhe kur merret si ilaç. Tek disa njerëz, majdanozi mund të shkaktojë alergji në lëkurë, shkruan Arbreshinfo.

Ndërsa konsumimi i majdanozit në doza të larta nuk është i sigurt, sipas syri.net, pasi mund të shkaktojë efekte të tjera anësore, si anemi apo probleme me veshkat. Gjithashtu, vaji farave të lulediellit i aplikuar në lëkurë është i pasigurt pasi mund ta bëjë lëkurën më të ndjeshme ndaj diellit dhe të shkaktojë puçrra.

Masa paraprake dhe paralajmërime:

Gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë fëmijën me gji. Majdanozi në ushqim është mirë, por nëse merret në doza të larta si ilaç, është i pasigurt, sidomos nëse merret gjatë shtatzënisë. Majdanozi është përdorur për të shkaktuar abort dhe për të nisur ciklin menstrual.

Përveç kësaj, të dhëna shkencore tregojnë se marrja e An-Tai-Yin, një produkt bimor që përmban majdanoz, gjatë tre muajve të parë të shtatzënisë rrit rrezikun për defekte serioze në lindje. Nëse jeni shtatzënën, mjaftohuni vetëm me përdorimin e majdanozit në ushqim.

Sa i përket ushqyerjes me gji, nuk dihet shumë se sa i sigurt është përdorimi i majdanozit. Është më mirë ta përdorni majdanozin vetëm në ushqim.

Diabet

Majdanozi mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak, shkruan Konica.al. Kontrolloni shenjat për nivelet e ulëta të sheqerit në gjak (hipoglicemia) dhe monitoroni sheqerin në gjak në mënyrë tl kujdesshme nëse keni diabet, para se të përdorni majdanoz.

Edema (mbajtja e ujit në trup)

Ekziston frika që majdanozi mund të shkaktojë mbajtjen e sodiumit (kripës) në trup, duke rritur kështu në zhvillimin e edemës (mbajtja e ujit në trup).
Sëmundje të veshkave

Mos merrni majdanoz nëse keni sëmundje të veshkave. Majdanozi përmban substanca kimike që mund të përkeqësojnë sëmundjen e veshkave.

Kirurgji

Majdanozi mund të ulë nivelet e glukozës në gjak dhe mund të ndikojë tek kontrolli i sheqerit në gjak gjatë dhe pas procedurave kirurgjikale. Ndaloni së përdoruri majdanoz të paktën 2 javë pasi keni planifikuar një operacion.

Doza

Doza e duhur e majdanozit varet në disa faktorë, si mosha e përdoruesit, gjendja shëndetësore etj. Aktualisht nuk ka mjaftueshëm të dhëna shkencore për të përcaktuar dozën e saktë të majdanozit. Mos harroni që produktet natyrale nuk janë gjithmonë të sigurta, prandaj dozat e tyre kanë shumë rëndësi.

Vehbi Kajtazi: Hakmarrja ndaj Zekës fillon me këtë video!

Nga një emision në PaRrotlla në të cilin gazetarja Egnesa Vitia akuzon rëndë pronarin e gazetës online “Insajderi” Vehbi Kajtazin për ngacmim seksual, korrupsion, fyerje dhe linqime të ndryshme të cilat ju bënë asaj, koleges dhe kolegut të tyre në të cilën përfshihet edhe redaktori i kësaj gazete Vullnet Krasniqi edhe drejtori, siç duket bëhet fjalë për Parim Ollurin, filloi urrejtja dhe hakmarrja ndaj gazetarit Milaim Zeka.

 

Milaim Zeka është përballur kohët e fundit me një fushatë të hapur linqimi të inicuar nga vetë Vehbi Kajtazi dhe të plasuar në opinion nga portali Insajderi. Mashtrimi i cili iu bë Egnesa Vitisë nga Vehbi Kajtazi dhe diskriminimi i saj në pagë nga Vehbi Kajtazi në bashkëpunim me Vullnet Krasniqit të cilët i kërkonin takime publike dhe e kërcënonin Vitinë, bëri që kjo e fundit të del publikisht në emisionin “Pa Rrotlla” tek gazetari Milaim Zeka, dhe të flasë për përjetimet e saj duke akuzuar Kajtazin për ngacmim seksual, korrupsion, shmangie nga tatimi, si edhe për përsëritje të veprës se ngacmimit seksual edhe tek ish kolege të tjera të cilat ishin larguar për të njejtat arsye.

Disa ditë më parë edhe Portale të tjera në Kosovë kanë raportuar mbi komunikime mes Kajtazit dhe Krasniqit ku është vënë re gjuha denigruese ndaj kolegeve të tyre. Në këto komunikime përmendet edhe emri i Egnesa Vitisë në të njëjtën mënyrë fyese dhe denigruese.

Në shenjë hakmarrje për këto denoncime dhe të tjera, Kajtazi nëpërmjet portalit Insajderi ndërmori një fushatë sulmi kundër Milaim Zekës. Në këtë fushatë, Vehbi Kajtazi u bë bashkëpunëtor më një person të akuzuar për krim të organizuar i quajtur Ilir Krasniqi, duke nxjerrë në publik komunikime private mes Milaim Zekës si paditës në polici ndaj Krasniqit, dhe Krasniqit si i arrestuar me akuzën e mashtrimit.

Në këtë bashkëpunim, Kajtazi e ka shfrytëzuar edhe avokatin e Ilir Krasniqit për tiu qasur materialit hetimor të cilin më pas e manipuloi me një përkujdesje të veçantë. Qëllimisht janë përzgjedhur mesazhe të caktuara të cilat më pas janë interpretuar nga vetë Kajtazi në mënyrë manipulative.

Qëllimisht, të gjithë incizimet e pa autorizuara dhe të fshehta që Ilir Krasniqi iu ka bërë bisedave më Milaim Zekën, janë prere dhe montuar në atë mënyrë që në opinion të duket sikur Milaim Zeka është bashkë-fajtor në manipulimin e shumë qytetarëve kosovarë për çështjen e vizave.

Të gjitha këto manipulime të qëllimshme kanë çuar edhe në manipulimin e rrjedhës së hetimeve, të cilat po e nënvizojmë edhe një herë, janë iniciuar nga vetë Zeka kundër Krasniqit si mashtrues. Akuzat publike të bëra nga Kajtazi, pa asnjë fakt dhe bazuar në manipulime të ndyta teknike, bënë që prokuroria e vënë nën presionin mediatik fillimisht të ndalojë Zekën për 48 ore, dhe më pas ai të vuajë arrestin shtëpiak.

 

Video e rrallë: Momenti kur sulmohet postblloku serb nga UÇK-ja (1998)

Ky ishte postblloku i policisë serbe në pikën e kontrollit në Kijevë, ku papritmas sulmohën më snaiper nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Policia serbe në panik filluan të kundërpërgjigjën më zjarr në pozicione ku besonin se snajperët po fshiheshin dhe ishin thirrur forca shtesë.

Më poshtë mund të shihni në video se si reagojnë policia serbe pas sulmit të ushtarëve të Kosovës.