Home Home
Category:

Home

Ish sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, beson se Spanja është favoriti kryesor për të fituar Kupën e Botës.
Ronaldo që cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur futbolli, ka deklaruar se Kombëtarja e Spanjës është favorite për Kupën e Botës që organizohet në Rusi.“Spanja, ata kanë një ekip të shkëlqyer dhe mund të fitojnë botërorin”, është përgjigjur Ronaldo në pyetjen për favoritin e botërorit ‘Rusia 2018’.

Përveç Spanjës, favorit për të triumfuar në Rusi po cilësohet edhe Gjermania, Franca e Brazili.

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Mediat turke raportojnë se Anderson Talisca u ka thënë shokëve të tij të Besiktas se ai do të transferohet në Romë këtë verë.

Gjiganti italian është lidhur shumë me Talisca në muajt e fundit.

“Unë do të vazhdoj karrierën time në Itali”, u citua ai të thoshte nga faqja e internetit turke

“Unë i kam plotësuar të gjitha kushtet për transferimin tim në Romë. Kam kaluar dy vite të bukura këtu, por tani është koha për të thënë lamtumirë”, ka thënë Talisca.

24-vjeçari ka kaluar dy sezonet e fundit në kredi në Besiktas, duke shënuar 37 gola dhe duke ndihmuar 14 në 80 paraqitje për ‘Shqiponjat e Zeza

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Marrja e Carlo Ancelotti si trajner rrezikon të përmbysë merkaton e Napoli, jo vetëm për blerjet, por edhe për shitjet e mundshme të lojtarëve, duke qenë se disa nga titullarët po mendojnë të qëndrojnë, por kjo nuk vlen për Jorginho.

Në lidhje me mesfushorin italo-brazilian ka një interesim të vazhdueshëm të Manchester City, me të cilët kanë nisur kontaktet, ashtu si konfirmon edhe Joao Santos për një radio në Napoli:

“Mbërritja e Ancelotti ka qenë një surprizë e vërtetë, por dinamika e futbollit modern na ka mësuar me këto ndryshime të shpeshta në tregun e futbollistëve. Për momentin Jorginho është një futbollist i Napoli, edhe pse Manchester City ka biseduar me ne dhe me drejtuesit e klubit. Pas miqësoreve të kombëtareve do të dimë diçka më shumë. Guardiola ka folur në telefon me Jorginho, në këto ditë do të kuptojmë nëse bën pjesë apo jo edhe në planet e Ancelotti.”

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho kërkon një përforcim të madh nga Bundesliga.

Manchester United kërkon një mbrojtës të ri.

Menaxheri Jose Mourinho ka identifikuar blerjen e radhës nga Borussia Dortmund.

Portugezi kërkon transferimin e Sokratis Papastathopoulos.

Ai ka kontratë me Borussia Dortmundin deri më 2019.

Por, “Special One” beson se mund ta bind të transferohet në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

A mundet që një fotografi të shënojë fatet e një ndeshje, ose ndoshta të një veprimtarie të tërë?! Po, ndoshta po! Të paktën kjo është ajo që besojnë Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Casemiro, tre titullarët e Real Madrid, që përsërisin të njëjtën foto në rrjetet sociale, që kur kanë kaluar fazën me grupe të këtij edicioni të Champions League.

Në Paris (1/8-t e finaleve), në Torino (çerekfinale), në Mynih (gjysmëfinale) dhe tani në Kiev për finalen e madhe, tre futbollistët e Real Madrid marrin të njëjtën pozë me Ronaldo në qendër dhe një hap pas tij dy brazilianët Casemiro dhe Marcelo. Treshja është gjithmonë elegante me kostumin zyrtar të klubit.

Mesa duket kjo fotografi është pjesë e sekretit për transfertat e fituara 2-1 ndaj Parisit, 3-0 ndaj Juventus dhe 2-1 ndaj Bayern, por përgjigjen përfundimtare për të vërtetuar skaramancinë e të besuarve të Zidane para se të hipin në avion do ta marrim në Kiev.

Në fund të fundit gjithçka është e vlefshme për të fituar trofeun e tretë radhazi…

 

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Kur kanë mbetur ende dhe dy ditë nga finnalja e madhe e sezonit, ajo e Champions League, mes Real Madrid dhe Liverpool, janë thënë pothuaj të gjitha për të dyja skuadrat, që kanë bërë më mirë në aktivitetin më të rëndësishëm evropian.

Liverpool dhe Real Madrid njihen si klube që kanë shkëmbyer futbollistë me njëra-tjetrën dhe ndër emrat e njohur që kanë veshur fanelat e të dyjave skuadrave janë Michael Owen, Xabi Alonso, Fernando Morientes apo Nicolas Anelka.

Në galerinë më poshtë do të keni mundësinë të shihni emrat e futbollistëve që kanë qenë pjesë e Real Madrid dhe Liverpool dhe shumica e tyre e kanë fituar një herë Champions League me një prej skuadrave.

Xabi Alonso – Pasi fitoi Champions League me Liverpool, spanjolli në vitin 2009 u transferua në Madrid ku u shpall kampion i Spanjës

Nicolas Anelka – Francezi fitoi Champions League me Real Madrid në sezonin 1999-2000, përpara se transferohej me huazim dy vjet më pas në Liverpool

Alvaro Arbeloa – Është produkt i shkollës së Realit dhe pasi luajti vetëm 4 ndeshje si titullar, në vitin 2006 u transferua te Liverpool dhe me kthimin e tij në Madrid fitoi Champions League

Jerzy Dudek – I famshëm për pritjet e tij të penalltive në vitin 2005 në finalen e Champions League, disa sezone më vonë u bë pjesë e Real Madrid

Steve McManaman – Mesfushori që erdhi nga të rinjtë e Liverpool luajti 364 ndeshje me ‘të kuqtë’, përpara se të bashkohej me Real Madrid në 1999

Fernando Morientes – Me 3 Champions League të fituara me Real Madrid dhe 2 kampionate spanjolle, Morientes në 2005 u transferua në Liverpool, ku fitoi FA Cup dhe Superkupën e Evropës

Antonio Nunez – Me vetëm 13 ndeshje në Madrid, u transferua te Liverpool në sezonin 2004-2005 dhe arriti të merrte medaljen si fitues i Champions League

Michael Owen – Ylli i akademisë së Liverpool, me 158 gola në 297, ndeshje nuk pati sukses në Madrid, ku luajti vetëm për 1 sezon

Nuri Sahin – Futbollisti me origjinë turke nuk pati shumë fat me të dyja skuadrat, ku për shkak dëmtimesh u aktivuan në një numër shumë të vogël ndeshjesh

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Të jesh një lojtar i Real Madrid do të thotë të kesh shumë avantazhe dhe një nga këto është mundësia për të punuar çdo ditë me një nga më të mirët e historisë së futbollit.

Zinedine Zidane ka zhvilluar një karrierë të pabesueshme në nivele të larta, duke fituar kampionate me Juventus dhe Real Madridin, duke udhëhequr Francën drejt Kupës së Botës dhe duke shënuar një gol të jashtëzakonshëm në finalen e Champions League në 2002-in.

Edhe pse imazhi i fundit i karrierës së tij si lojtar ka qenë kalimi në krah të Kupës së Botës pas kartonit të kuq të marrë në finalen e 2006-ës për shkak të një goditje me kokë ndaj Materazzi-t, tifozët e futbollit nuk do ta harrojnë kurrë magjinë që dhuronte ai me topin.

Tani ai po tregon vlerat e tij si trajner dhe të shtunën mund të bëhet i pari që fiton Champions League për tre vite me radhë.

Zidane po stërvit ekipin dhe është përfshirë edhe vetë në krosimet për lojtarët. Francezi kroson për Modric, i cili shënon në mënyrë spektakolare.

Në videon e mëposhtme mund të argëtoheni me krosimet e Zidane dhe veprimet e Modric.

 

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Topxhinjtë ndërruan trajnerin pas 22 viteve me pothuajse të gjithë personat brenda dhe jashtë Arsenalit që menduan se ka ardhur koha për ndryshime.

Pierre-Emerick Aubameyang ka pranuar se Arsenali “kishte stagnuar” në fund me udhëheqjen e Arsene Wenger, derisa të gjithë tani në klub janë duke e kërkuar një fillim të ri nën drejtim e Unai Emery.

Nënshkrimi për një shumë rekorde për Arsenalin, Aubameyang ka pranuar këtë.

“Mendojë, në fakt kemi të gjithë ndjenja të përziera, në njërën anë, është paksa e çuditshme për të gjithë tifozët që trajneri është larguar. Por definitivisht kishim nevojë për një fillim të ri. Nga sezonët e kaluara – ju duhet ta thoni të vërtetën – klubi kishte stagnuar dhe mendojë që të gjithë janë pak a shumë të kënaqur për të parë se çfarë do të ndodh sezonin e ardhshëm”, ka thënë ai për Radio RMC.

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

UEFA i bën thirrje Bashkimit Europian për të rregulluar transferimet e futbollistëve.

Organi më i lartë drejtues i futbollit në Kontinentin e Vjetër i ka kërkuar Bashkimit Europian që të ndërhyjë për të kufizuar transferimin e lojtarëve jashtë kufijve të një vendi, duke hequr futbollin nga kuadri i lëvizjes së lirë të punëtorëve.

A mund të lirohet futbolli nga disa ligje të vecanta europiane? Kjo është dëshira e posaçme e presidentit të UEFA-s Aleksander Ceferin, i cili i kërkon Bashkimit Evropian që të rishikojë rregullat për lëvizjen e lirë të punëtorëve, në këtë sport. Qëllimi natyrisht është i qartë: për të kufizuar transferimin e lojtarëve jashtë vendit, në mënyrë që të zvogëlohet diferenca përsa i përket nivelit ndërmjet klubeve.

50-vjecari slloven është i mendimit se nëse lojtarët ose fëmijët largohen herët nga klubet e vegjël apo vendet e vogla atëherë kjo gjë dëmton në mënyrë të drejtpërdrejtë konkurrencën.

Presidenti Ceferin deklaroi se UEFA ka bërë të qarta problemet në lidhje me këtë cështje dhe pikat e vecanta ku nevojitet mbështetja e ligjvënësve evropianë. Drejtuesi më i lartë i Konfederatës Evropiane të Futbollit shpjegoi ditën e mërkurë në Bruksel se për momentin është e vështirë për të ofruar zgjidhje, megjithatë Aleksander Ceferin konfirmoi se diskutimet ndërmjet palëve tashmë kanë filluar.

Në të kaluarën autoritetet e Bashkimit Evropian kanë hedhur poshtë përpjekjet e drejtuesve të futbollit për të vendosur kufizime mbi lëvizjen e lirë të futbollistëve përtej kufijve.

Presidenti Ceferin mbylli fjalën e tij duke iu drejtuar të pranishmëve se nuk duhet qëndruar më duarkryq, pasi nuk është më koha për të adoptuar politikën e pritjes dhe të shikimit, por nevojitet që të ndahet përfundimisht qëllimi që UEFA po përpiqet të arrijë, duke iu referuar kështu shtimit të rivalitetit, hapjes dhe paparashikueshmërisë në aktivitetet e ndryshme futbollistike.

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

Kur kanë mbetur edhe pak ditë nga ndeshja e tij e parë e madhe në drejtim të Liverpool, Jurgen Klopp ka deklaruar dashurinë e tij për “Të Kuqtë”.

Trajneri gjerman ka zbuluar pse ka zgjedhur Liverpool para klubeve të tjerë. “E adhuroj historinë e këtij klubi, jam një romantik”, ka thënë ai në një intervistë për “The Mirror”. “E dija se mund të ndihmoja dhe se ata kishin nevojë për mua në këtë kohë”.

Klopp ka folur edhe për rivalët e finales së Champions League dhe ka treguar si ndalet rreziku numër një i “Los Blancos”, Cristiano Ronaldo: “Ai mund të shënojë vetëm nëse ka topin, kështu që ne duhet të bëjmë të mundur që kjo mos të ndodhë”, ka hënë ish-trajneri i Dortmund.

“Do të përballemi me skuadrën që ka më shumë eksperiencë në Champions League. Por, nga ana tjetër, është vetëm një ndeshje dhe gjithçka mund të ndodhë”.

May 25, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest