Home HEALTH
Category:

HEALTH

Mjeku i UÇK-së, Fadil Beka, i cili kishte mjekuar mijëra ushtarë dhe civil të plagosur gjatë luftës, përmes një video të postuar nga kreu i PDK-së, ka rrëfyer përvojën e tij të luftës me Veselin dhe Haradinajn.

Beka rrëfen sesi më 24 mars 1998, në ditën kur ishte plagosur Ramush Haradinaj në zonën e Dukagjinit, Kadri Veseli kishte kërkuar prej tij si mjek që të shkonte bashkë me Veselin në Jabllanicë për ta mjekuar atë, duke i thënë se e ka një shok të plagosur.

“Me Kadri Veselin na lidhin shumë ngjarje të rëndësishme gjatë periudhës së luftës. Unë do ta potencoja 24 marsin e vitit 1998 kur në zonën e Dukagjinit është plagosur Ramush Haradinaj. Kërkesa e Kadri Veselit ka qenë që, së bashku me mua si mjek, të shkojmë në Jabllanicë, sepse është një shok i yni i plagosur, një shok i mirë, një luftëtar i mirë, prandaj është e domosdoshme dhe duhet të shkojmë atje”, rrëfen mjeku i UÇK-së.

Ai thotë se rruga ka qenë me shumë peripeci, por Kadri Veseli insistonte të shkonim.

“Ai insistim me gjithë faktin se unë isha duke i mjekuar të plagosurit, të plagosurit rëndë. Mirëpo, edhe pse në fillim pak me hezitim, kur e pashë vendosmërinë, këmbënguljen dhe atë sakrificën për të shkuar për t’i ndihmuar një shoku, atëherë thash se edhe unë jam i gatshëm. Për Kadri Veseli kjo tregon, për mendimin tim, se ai ka qenë i përkushtuar për t’u ndihmuar shokëve. Ka qenë sakrifica për shokët, dhe vendosmëria”, thotë Beka.

Ndërsa, sipas Veselit, i cili e ka postuar këtë video, çdo histori e ka një fillim.

“Çdo histori e ka një fillim. Ramushi dhe unë kemi dëshmuar lidership në të kaluarën. Jemi liderët që do të mundësojmë një Fillim të Ri për republikën tonë. E falënderoj Dr. Fadilin për këtë rrëfim. Më ka emocionuar shumë. #FillimiRi”, ka shkruar Veseli.

May 12, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest
  1. Duke qenë se vera është shumë pranë të gjithë po mendojnë për plazhin. Dhe një prej shqetësimeve kryesore të verës është pamja e trupit, kryesisht celuliti.

Shfaqja e celulitit ka të bëjë me mënyrën e jetesës dhe ushqimet që konsumoni, prandaj mund të bëni diçka për të parandaluar shfaqjen apo shtimin e tij.

Më poshtë po listojmë 8 prej ushqimeve që luftojnë celulitin dhe nëse ai është me të vërtetë një shqetësim për ju, mos harroni t’i përfshini këto ushqime në dietën tuaj.

Salmoni

Është i pasur me antioksidantë, të cilët luftojnë yndyrën e celulitit. Gjithashtu nxit qarkullimin e gjakut në trup.
Farat e lulediellit
Ato janë një burim i mirë i vitaminës E, zinkut, kaliumit, si dhe vitaminës B6 që ndihmon në luftën ndaj celulitit.

Manaferrat dhe boronicat

Ato rrisin prodhimin e kolagjenit dhe kjo përmirëson pamjen e lëkurës tuaj. Po ashtu ato përmbajnë antioksidantë që shkrijnë yndyrën e grumbulluar poshtë lëkurës.

Uthulla e mollës

Këshillohet të përdoret në sallatë, pasi përman kalium, magnez dhe kalcium, të cilat largojnë toksinat dhe ujin e tepërt nga barku dhe kofshët. Largimi i toksinave gjithashtu ndihmon në largimin e hormoneve të stresit dhe balancimin e estrogjenit, që çon në reduktim të celulitit.

Çaji jeshil

Përbërësi aktiv që ndodhet në çajin jeshil, Epigallocatechin gallate, apo EGCG rrit metabolizmin, çka çon në djegie të yndyrës. Kjo ndikon në parandalimin e përhapjes së celulitit. Shmangni kafen, pasi sasia e madhe e kafeinës që ajo përman ju dehidraton dhe nxit trupin të mbajë lëngjet dhe toksinat që përhapen nën trup.

Vaji i ullirit

Yndyrës së vajit të ullirit nuk duhet t’i trembeni. Gatuajeni vajin e ullirit në temperatura të ulëta dhe konsumojeni me perime të pasura në fibra. Ai është i shëndetshëm dhe ndihmon në reduktimin e celulitit.

May 1, 2018 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest

A keni vërejtur ndonjëherë se bëheni agresiv kur jeni të uritur?

Ky zemërim i papritur shpesh shkakton “hunger”, kombinim i urisë, dhe zemërimit dhe ekspertët thonë se kjo është e vërtetë.

“Kur nuk hamë, bie sheqeri në gjak”, thotë Deena Adimoolam, asistente pranë spitalit Mount Sinai.

“Kur bie sheqeri në gjak, lirohen hormonet kortizol dhe epinefrin, të cilët tentojnë të kthejnë serish në nivel normal sheqerin. Por, këto hormone, po ashtu, sjellin deri te nervozizmi, që shpjegohet me faktin se pse jeni kaq nervoz kur kapërceni vaktet”, shton ajo.

Hormoni tjetër, neuropeptidi Y, po ashtu luan rol, pasi ndihmon të krijohet ndjenja e urisë kur trupit i nevojitet më shumë ushqim dhe po ashtu është i ndërlidhur me agresivitetin.

“Ëmbëlsirat do të ngritin shpejt sheqerin në gjak, pas të cilit vjen te rënia e shpejtë. Kjo sjell deri te ndjenja e serishme e urisë dhe agresionit”, thonë mjekët.

Në mënyrë që të mos bëheni agresiv kini kujdes që të mos kapërceni vaktet dhe hani tri herë në ditë, të cilat do t’ju ndihmojnë në thyerjen e urisë dhe agresionit intensiv.

October 3, 2017 0 comment
0 Facebook Twitter Google + Pinterest