Albin Kurti më ka marrë në pyetje dy herë nga 4 ore! GODITET VETEVENDOSJE

Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci, ka folur për përçarjen e partisë, që u ekspozua ditë më parë nga një skandal i brendshëm në VV.

Gjinovci ka vlerësuar se përplasjet brenda VV’së, të cilat u zbuluan me publikimin e një bisede të pjesëtarëve të partisë në Viber, në të cilën Aida Dërguti e quajti “mut” Albin Kurtin, po bëhen për pushtet.

Gjatë një paraqitje në “Rubikon” të KTV’së, teksa flitej për pushtetin e Kurtit brenda Vetëvendosjes, ai ka treguar një përvojë të tij me ish-udhëheqësin e partisë.

 

“Unë jam përla me të në Lëvizje, shumë herë, kur kam qenë si aktivist”, ka treguar ai.

“Kur e kam gjuajtur rektorin me ngjyrë, Albini nuk është pajtuar. Dy herë më ka marrë në biseda informative”, ka thënë Gjinovci.

“Katër orë kemi bërë muhabet, për t’i ditur ai krejt motivet pse e kam gjuajtur rektorin me ngjyrë, sepse ai s’është pajtuar. Jemi përla, dhe për atë punë s’kemi folur dy-tri javë”, ka treguar ai.