‘Shqiptarët duhet që sot ta nxjerrin hakun për Zijadin Selën dhe të rënët e Kumanovës’

Shqiptarët duhet që sot, me votë, ta nxjerrin hakun për Zijadin Selën dhe të rënët e Kumanovës. Kështu ka thënë në një deklaratë të tij, njohësi i cështjeve politike dhe drejtori i fondacionit “Rokfeller Brothers”, Haki Abazi, transmeton zeri.info.

Sipas tij, shqiptarët nuk duhet të japing asnjë votë për Gruevskin dhe partinë e tij pasi që sot, duhet të jetë dita e shqiptarëve.

“Sot eshte dita e shqiptareve ne Maqedoni. Sot, me vote, ne menyre paqesore duhet “nxjerre hakun” per Zijadin Selen, dhe te gjithe djemte qe u vrane ne Kumanove e gjetiu dhe ata qe padrejtesisht po mbahen ne burgjet e Maqedonise. Asnje vote per Gruevskin dhe partine e tij”, ka thënë Abazi.