Nëse në muajin mars nuk votohet Demarkacioni! A e dini se deri në cilin vit nuk do ti marrim vizat?

Ekspertët e integrimit evropian alarmojnë se nëse Kuvendi i Kosovës nuk e miraton Demarkacionin me Malin e Zi gjatë këtij muaji, atëherë vendi duhet të presë deri në vitin 2020 për liberalizim të vizave me BE-në, pasi në vitin tjetër mbahen zgjedhjet për Parlamentin Evropian.

Pas zvarritjes së vazhdueshme që po i bëhet Marrëveshjes së Demarkacionit, ekspertët e integrimit evropian kanë paralajmëruar se Kosova mund ta humbasë afatin e fundit për këtë vit lidhur me liberalizimin e vizave.

Sipas tyre, po qe se ky kusht (ratifikimi i Demarkacionit) nuk përfundon këtë muaj Kosovës mund t’i kushtojë edhe me dy vjet e gjysmë mungesë të vizave, shkruan “Zëri”.

E megjithëse ata pohojnë se institucionet e Kosovës janë vonuar tejet shumë në këtë drejtim, kanë njoftuar se nëse Demarkacioni përmbyllet javën që vjen ekziston mundësia që deri në fund të vitit të arrihet liberalizimi.

Mirëpo, ky proces nuk përmbyllet menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit.

Përkundrazi, duhet plotësuar edhe kushti tjetër – luftimi i krimit e i korrupsionit i vendosur tashmë nga BE-ja. Me këtë rast, ekspertët kanë bërë të ditur se për të shkuar deri te heqja e vizave duhet kaluar nëpër disa procedura, të cilat kalojnë nëpër Komisionin Evropian, në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Ministrave të BE-së.

Trumpin e lë edhe këshilltari kryesor për ekonomi, kjo ishte pakënaqësia e tij

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se këshilltari i lartë ekonomik i presidentit amerikan, Donald Trump, Gary Cohn, ka dhënë dorëheqjen.

Ai është i fundit në një seri largimesh të emrave me profilit të lartë nga ekipi i Presidentit Trump. Ka pasur spekulime se Cohn, mbështetës i tregtisë së lirë, u zemërua nga planet e Trump për të vendosur tarifa për importet e aluminit dhe çelikut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Cohn tha se ishte “një nder për t’i shërbyer vendit tim”.

Ish-presidenti 57-vjeçar i bankës Goldman Sachs e ndihmoi Trump të shtyjë reformat e tij tatimore në fund të vitit të kaluar. Por ka dyshime se Gary Cohn dhe Presidenti Trump kurrë nuk kanë qenë të afërt me njëri-tjetrin.

Cohn nuk ishte specifik për arsyet e dorëheqjes, duke thënë në një deklaratë se kishte qenë “një nder për t’i shërbyer vendit dhe për të miratuar politika pro-ekonomike për të përfituar populli amerikan, në veçanti nga kalimi i reformës historike të taksave”.

Një numër ndryshimesh mund të kenë nxitur largimin, duke përfshirë luftën e mundshme të tarifave tregtare dhe dallimet e tij në lidhje me këtë çështje me këshilltarin tregtar Peter Navarro dhe sekretarin e tregtisë Wilbur Ross.

Cohn thuhet se kishte arritur marrëveshje paraprake për një takim midis Trump dhe drejtuesve të biznesit që kundërshtonin lëvizjen e tarifave. Por Trump u tërhoq nga takimi.

Në gusht të vitit të kaluar, Cohn gjithashtu kishte kritikuar Trump për reagimin e tij ndaj një tubimi të së djathtës në Charlottesville të Virxhinias, duke thënë se administrata “mundet dhe duhet të bëjë më mirë”.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë tha: “Për disa javë Gary kishte diskutuar me presidentin se ishte afër koha që ai të dorëhiqej”.

Në një deklaratë, Trump tha: “Gary … bëri një punë të mrekullueshme në drejtimin e agjendës sonë, duke ndihmuar në dhënien e shkurtimeve dhe reformave historike të taksave dhe ringritjen e ekonomisë amerikane. Ai është një talent i rrallë dhe e falënderoj për shërbimin e tij të përkushtuar ndaj popullit amerikan”.

Analistët e shohin dorëheqjen e Cohn, një avokat i tregut të lirë, si një arsye për një rënie të aksioneve në të gjithë Azinë të mërkurën. Nikkei ra me 0.77% dhe Hang Seng 1.1%. Rick Meckler i LibertyView Capital Management tha për Reuters se Z. Cohn ishte “shumë i besueshëm” dhe njoftimi i dorëheqjes “me siguri shkakton presion afatshkurtër në rënie”.,

Seanca për Demarkacion do ta mbahet në këtë javë, ja në cilën ditë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, pritet të mblidhen të premten, për të katërtën herë vetëm gjatë këtij muaji, për ta hedhur në votim marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Është thënë se një seancë për demarkacionin do thirret për sot, ditë e mërkurë, mirëpo kjo si duket është shtyrë për të premten.

Nënkryetari i Kuvendit dhe anëtari i kryesisë së Kuvendit nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se Kuvendi nuk duhet dhe nuk mund të mblidhet pa u siguruar fillimisht votat, dhe ato ende nuk janë të sigurta.

Ai ka thënë se deputetët, nuk mund të mblidhen sa për ta provuar fatin, nëse kanë ose jo numrat, sepse në rast të votimit kundër, dëmi do ishte shumë i madh për Kosovën.

“Nuk ka nevojë me ba zhurmë kot, Kuvendi duhet të mblidhet vetëm në momentin kur arrihet ndonjë marrëveshje konsensuale ose më shumicë votash, ngase duhen 2/3, e kështu për të bisedu kot, nuk ka nevojë me u mbledh.

Unë jam kundër që të mblidhemi për të votuar kundër, për ta provu fatin, sepse ka dëm të shumëfishtë për Kosovën.” ka thënë Haliti për Gazetën Blic.

Nënkryetari i Kuvendit ka thënë se e premtja mund të jetë dita kur do bëhet votimi i demarkacionit, ngase vendet mike, dhe liderët kryesor në vend sipas tij, janë duke punuar me intensitet të lartë këto ditë për ta quar përpara marrëveshjen, dhe sipas tij ka lëvizje pozitive

Ja si ta dalloni një femër që ka qejf të bëjë dashuri vazhdimisht

Një jetë aktive seksuale ka shumë përfitime shëndetësore. Mund të ulë tensionin e gjakut, të zvogëlojë rrezikun e kancerit, të rrisë disponimin tuaj dhe të jetë shërim për dhimbje koke dhe dhimbje të tjera të buta. Por sikur e gjithë kjo të mos mjaftonte, ka një përfitim tjetër të papritur.

Hulumtimet e fundit kanë sugjeruar se gratë që kanë aktivitet seksual aktiv kanë memorie më të mira, veçanërisht në kujtimin e detajeve.

Megjithëse këto gjetje mund të duken paksa të rastësishme dhe të padobishme, me kujtesë të mirë, fjalorin tuaj do të zgjerohet, duke ofruar një aftësi më të mirë për të folur, lexuar dhe shkruar.

Pra, çfarë çoi në zbulimin e këtyre rezultateve?

Në Universitetin McGill, 78 femrave iu kërkua të merrnin pjesë në studimin që provoi këto rezultate. Në të kaluarën, studimet kanë zbuluar se seksi i rregullt mund të rrisë aftësitë e kujtesës në përgjithësi, por ky studim u përpoq të gjejë një lidhje më të thellë.

Pjesëmarrësve iu kërkua të mbanin mend fjalët dhe imazhet e fytyrave, shkruan ShkodraNeës. Është konstatuar se ekziston një korrelacion i caktuar ndërmjet numrit të fjalëve që ata kujtojnë dhe frekuencës me të cilën pjesëmarrësit u angazhuan në marrëdhënie seksuale.

Imazhet e fytyrës nuk duket se ndikojnë në rezultatet. Për këtë arsye, studiuesit përfunduan se kishte më shumë se një lidhje midis kujtesës së fjalëve abstrakte dhe rregullsisë së seksit.

Çfarë do të thotë kjo?

Epo, është e mundur që nëse marrëdhëniet seksuale rriten, forcohet kujtesa.

Megjithatë truri është një organ kompleks dhe gjetja e korrelacioneve me kujtesën dhe disa funksione është një detyrë e vështirë.

Ndoshta në një moment shkencëtarët do të zbulojnë se çfarë mund të përmirësojë njohjen e fytyrës, por tani për tani është mirë të dimë se të kesh seks të rregullt mund të përmirësosh disa funksione të trurit!

VIDEO/ Grusht i thatë në mes të avionit. Shihni pamjet dramatike

VIDEO/ Grusht i thatë në mes të avionit. Shihni pamjet dramatike

Disa pamje shokuese janë publikuar teksa ndodh një sherr në një avion. Pamjet tregojnë  momentet kur ndodh edhe përleshja dramatike në bordin  e një avioni të SHBA-së.

Ngjarja ka ndodhur  gjatë javës së kaluar.

Avioni ‘Southwest Airlines’ po përgatitej të linte Dallasin dhe të udhëtonte për në Los Anxhelos.

Kjo video tregon se si nuk ndalen grushtet në mes disa personave, teksa më vonë fillon edhe tërheqja e tyre.

 

VIDEO/ Grusht i thatë në mes të avionit. Shihni pamjet dramatike

VIDEO/ Grusht i thatë në mes të avionit. Shihni pamjet dramatike

Disa pamje shokuese janë publikuar teksa ndodh një sherr në një avion. Pamjet tregojnë  momentet kur ndodh edhe përleshja dramatike në bordin  e një avioni të SHBA-së.

Ngjarja ka ndodhur  gjatë javës së kaluar.

Avioni ‘Southwest Airlines’ po përgatitej të linte Dallasin dhe të udhëtonte për në Los Anxhelos.

Kjo video tregon se si nuk ndalen grushtet në mes disa personave, teksa më vonë fillon edhe tërheqja e tyre.

LAJMI I FUNDIT:Aksidentohet Ilir Deda(FOTO)

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda është aksidentuar me veturën e tij në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, respektivisht përballë objektit të ri të Ambasadës së SHBA-së.

Deda vozitë veturën e tipit “Hyundai Atos”. “Indeksonline” iu sjellë pamje nga vendi i ngjarjes, ku po qëndrojnë edhe policia.

Veturat kanë pësuar dëme materiale.

OKB fshehu raportin ku thuhet se popullata në Kosovë do vuajë nga kanceri dhe leukemia për shkak të uraniumit të varfëruar?

Një tekst shokues që është publikuar së fundmi, flet se OKB-ja ka fshehur raportin ku pretendohet se gati 10 ton të uraniumit të varfëruar janë hedhur në Kosovë në vitin 1999. Kjo nga bombardimet e NATO-së në atë kohë.

Madje raporti shkon edhe më tej me shpjegimet se bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave, e uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor. E kjo sipas raportit të bërë atë kohë, gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Raporti i Bakary Kante, shef i misionit të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara në vitin 1999 rreth pasojave të tmerrshme të bombardimit të Serbisë nuk ishte publikuar asnjëherë.

Në maj të vitit 1999, Kombet e Bashkuara kishin fshehur prej publikut raportin e Bakari Kante, shef i misionit të parë të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara (PMKB) rreth pasojave të mjedisit nga bombardimi mbi Jugosllavinë.

OKB-ja nuk e ka publikuar këtë tekst asnjëherë, por pjesë të tij, thuhet se dolën në falë të intervistuarit të ‘Vesti’ , gazetarit të pavarur Amerikan , Robert Parson, një raportues nga instituti ndërkombëtar në Gjeneva.

Ai kishte arritur të marr raportin e Kante nga burimet e tij në PMBK dhe ta publikojë atë në qershor të vitit 1999 në një të përditshmen zvicerane ‘Le Courrier’ në një artikull të titulluar ‘’Raporti alarmues i fshehur rreth pasojave dhe bombardimit të Jugosllavisë: Toksinë që OKB nuk do ta shoh’’,

Sparkson kishte folur ekskluzivisht për ‘Vesti’ për atë se si raportet rreth pasojave në shëndet nga përdorimi i armëve me uranium të varfëruar në Ballkan, ishin kritikuar dhe ndryshuar në zyrat e Kombeve të Bashkuara, raporton Kosovapress.

Pas 12 viteve të qëndrimit të tij në Jugosllavi, e cila akoma po bombardohej në atë kohë, në maj të vitit 1999, ku ai ishte me misione të agjencive tjera të sistemit të OK-se, Bakary Kante kishte dorëzuar një raport në PMBK i cili flet për tmerr ekologjik: atmosferë dhe shtresën e tokës në ish Jugosllavi, që ka qenë në mënyrë të përhershme e kontaminuar me materiale toksike për shkak të bombardimit të komplekseve industriale-kimike dhe përdorimit të armëve me uranium të varfëruar.

Raporti ishte kategorik në vlerësimin se gjeneratat e ardhshme që jetojnë në toka të bombarduara do të vuajnë nga kanceri, leukemia, nga një numër i aborteve dhe që deformimi i të sapolindurve do të rritet.

Më tej raporti i Kante, thotë se për shkak të bombardimeve, natyra në Jugosllavi është kontaminuar me substanca toksike e në mes të cilave më e rrezikshmja është bifenil polikloruara (PCB), shumë kancerogjene dhe përgjegjëse për sëmundje imunologjive. Raporti thekson se një litër e PCB mjafton sa për të kontaminuar një miliardë gallon te ujit.

Zvicra kishte paguar për heshtje?

Robert Parsons thotë se një burim direkt i informuar i kishte thënë atij se në Korrik të vitit 1999, një grup i shkencëtarëve zviceran kishin ardhur të një përfundim edhe më dramatik rreth efekteve të uraniumit të varfëruar në Ballkan, se sa ata që ishin të përfshirë në raportin e ndaluar të Bakary Kante.

“Hulumtimi i tyre ishte pjesë e aktiviteteve të grupit diplomatik FOCUS, i përbër nga Zvicrra, Austria, Rusia dhe Greqia. Pasi që Zvicra ishte ajo që po paguante të gjitha shpenzimet, anëtarët tjerë të grupit duhej të heshtnin”, ka thënë Parsons.

Ushqimi i rrezatuar

Në raportin e tij Kante po ashtu paralajmëroi: “Bombardimi i NATO-se ka ndodhur në kohën e të mbjellave jetësore për popullsinë – misri, luledielli, soja, panxhar sheqeri dhe perimet. Uraniumi i varfëruar i hedhur ka ndikuar në cilësinë e ajrit, tokës dhe ujit, gjë që rezultoi në pasoja afat-shkurtra dhe afat-gjata në zinxhirin ushqimor”.

Shtëpia e Bardhë e dinte që bombat përmbanin uranium të varfëruar

Vetëm pas një presioni të madh publik amerikanët e pranuan se municioni ishte mbushur me uranium të ‘ndyrë’, që është më i rrezikshmi për njerëzit dhe ambientin.

Tërmet në këtë qytet të Kosovës

Qytetarët e Pejës kanë lajmëruar se pak minuta më herët në këtë qytet është ndier një termet.

Ata këtë gjë e kanë konfirmuar për Telegrafin, duke theksuar se ka qenë një dridhje e lehtë.

“E kemi dëgjuar pak, njëherë kam menduar që vetëm ne e dëgjuam, por edhe të tjerët ma thanë të njëjtën gjë”, ka thënë një qytetare e Pejës.

Qytetarja ka theksuar se banon në një ndërtesë disakatëshe, e që sipas saj, e bën edhe më të dukshme dridhjen

Arrestohet dhe dërgohet në psikiatri Princ Vali Korleone

Policia e Kosovës e ka konfirmuar arrestimin e Princ Vali Corleones.

Ismet Hashani zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit, thotë se pas një mosmarrëveshje me prindërit e tij, Vali Corleone është arrestuar nga policia e Kosovës.

“Po mund ta konfirmoj se ai është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë”. Ka thënë Hashani.

Sipas tij ende nuk dihet motivi që çoi atë deri tek problemi me prindërit.

Sipas policisë Vali fillimisht është dërguar në psikiatri pasi ka qenë shumë agresiv në momentin e arrestimit, e më pas është dërguan në paraburgim.

Media nga burime të sigurta pranë familjes së Valit dhe policisë, ka mësuar se dy prindërit e Valit, R.S. dhe H.S., e kanë lajmëruar atë në polici për ngacmim dhe kanosje.

Mësohet se Vali një kohë ka bashkëjetuar me prindërit e tij e pastaj i ka përzënë nga shtëpia.

Sipas informatave, policia ka shkuar në shtëpinë e Valit për ta shoqëruar për në stacion për një bisedë, mirëpo në këtë moment Vali është bërë agresiv ndaj policëve, duke refuzuar të shkojë në stacion e duke i kërcënuar policët